Hoxha: Sistemi i ri për zbulimin e hershëm të zjarreve në deponi do të parandalojë përhapjen e tyre

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha, drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, dhe Vladimir Burevski, në emër të kompanisë Modirum Platforms nga Shkupi, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e zbulimit të hershëm të zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Me Memorandumin e nënshkruar vendoset një kornizë për realizimin e një sistemi pilot për video-monitorim të deponive, i cili, përmes kamerave moderne, videoanalitikës inteligjente dhe inteligjencës artificiale, do të mundësojë zbulimin në kohë të tymit, zjarreve dhe rreziqeve të tjera.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) do të sigurojë monitorim 24-orësh dhe, në rast të identifikimit të rrezikut, do të njoftojë institucionet kompetente, duke mundësuar reagim më të shpejtë dhe koordinim më të mirë.

Modirum Platforms, e cila me teknologjinë dhe ekspertizën e saj kontribuon në iniciativa për mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e rreziqeve dhe avancimin e sigurisë publike, do të sigurojë pajisjet për sistemin për përdorim të përkohshëm në periudhë prej një viti, si pjesë e mbështetjes së saj për iniciativa me interes publik.

Me këtë projekt pilot, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor avancon zbatimin e teknologjive moderne digjitale në mbrojtjen e mjedisit, me fokus në parandalimin, paralajmërimin e hershëm dhe reagimin më efikas.

Rezultatet e fazës pilot do të shërbejnë si bazë për shqyrtimin e mundësive për zgjerimin e sistemit në nivel shtetëror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër