Hoxha u takua me ambasadoren çeke Gecova: Fokus te mjedisi jetësor dhe menaxhimi i mbetjeve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Irena Gecova, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në takim u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, veçanërisht në fushat e menaxhimit të mbetjeve, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe kontrollit të ndotjes industriale.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për rolin aktiv të Ambasadës Çeke në Shkup në nxitjen e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të njohurive dhe realizimit të aktiviteteve konkrete me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër