Shkup, 16 gusht Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski,vizitoi Idrizovën, Komuna e Gazi Babës, ku inspektoi realizimin e projektit për ndërtimin e kanalizimit sekondar fekal dhe katër stacioneve të pompimit.
Për realizimin e projektit, Ministria ka ndarë 50 milionë denarë, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës komunale, cilësisë së jetës së banorëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Me këtë projekt, si dhe me të gjitha projektet e financuara nga Ministria, po vendosim themelet për kthesën e gjelbër në mjedisin jetësor në të gjithë vendin. Vazhdojmë të investojmë në zgjidhje sistematike që zgjidhin në mënyrë të qëndrueshme problemet e qytetarëve”, theksoi ministri Hoxha.
