Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 shtator Zhurnal.mk – Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur mbledhje urgjente në selinë qendrore të akuzës për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve.

Burime i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se mbledhja është kërkuar dhe do të mbahet në Tiranë nesër, në orën 10:00.

Kryeprokurori Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP, përpara se nga kjo mbledhje të dilet me një qëndrim të përbashkët prej akuzës.

Gjatë ditës ka pasur reagim nga Kushtetuesja për pagat e bllokuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët dy këshillet kishin llogaritur pagat e reja sipas një formule të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Por ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e bëri të qartë në fundjavë, gjatë një konference, se çështja e pagave zgjidhet me ligj dhe përmes Kuvendit, të cilit më 30 korrik i kaloi projektligji i ri për pagat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër