Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar fshatrat malorë të Karadakut, Lipovicë dhe Burincë ku është takuar me banorët lokalë për të dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.
Gjatë vizitës, Hyseni tha se është ndier i motivuar nga mikpritja dhe vlerësimi i qytetarëve për punën e bërë deri më tani, duke theksuar se investimet në këto zona po japin rezultat.
Ai shtoi se përkushtimi i banorëve për të ndërtuar jetën në vendlindje është frymëzues dhe se mbështetja e tyre është një motiv shtesë për të vazhduar punën drejt zhvillimit të qëndrueshëm të komunës.
“Mbështetja e sinqertë e banorëve të këtyre fshatrave na motivon për të punuar edhe më shumë për një Gjilan të zhvilluar e gjithëpërfshirës”, u shpreh kryetari i Gjilanit.

