I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotelit

Nga Xh M
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 26 prill Zhurnal.mk – I dyshuari “u rrëzua në tokë” dhe u prangos nga forcat e rendit, pasi shtiu me armë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Jeffrey Caroll, shefi i përkohshëm i policisë për Departamentin e Policisë Metropolitane tha se i dyshuari nuk u godit nga të shtënat me armë zjarri, por shkëmbeu të shtëna me një oficer i cili u lëndua.

I dyshuari ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, tha Carroll.

Policia beson se i dyshuari ishte mysafir në Hotelin Washington Hilton ku po mbahej darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuari u tha autoriteteve se po synonte zyrtarët e Trump.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër