I ftohtë akull: Yassine Bounou u bë heroi i Marokut me pritje unike në penalltitë ndaj Holandës

Nga D. V.
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Yassine Bounou ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Marokut ndaj Holandës me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026.

Portieri maroken u përball me presion të madh para serisë së penalltive, por në fund arriti të shndërrohej në heroin e mbrëmjes për kombëtaren e tij.

Bono pa fillimisht Justin Kluivert dhe Quinten Timber të dështonin nga pika e bardhë, por pavarësisht kësaj Maroku u vu sërish në vështirësi më pas gjatë ekzekutimeve.

Pasi Achraf Hakimi humbi penalltinë e tij, përgjegjësinë për t’i dhënë avantazhin Holandës e mori Crysencio Summerville.

Megjithatë, Bono reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme, duke lexuar goditjen e fuqishme të sulmuesit holandez dhe duke e ndalur atë me një pritje spektakolare me njërën dorë, konkretisht me krahun e majtë.

Kjo pritje i hapi rrugën Ismael Saibarit që të ekzekutonte penalltinë vendimtare, duke i siguruar Marokut kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026 dhe duke vulosur një tjetër sukses historik për përfaqësuesen afrikane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër