“I ke bërë gjërat me sponzora”, deklarata e Labit për Benitën – situata gati sa nuk kalon në përplasje fizike

Nga admin
404 e lexuar

Ka eskaluar debati ndërmjet Labinot Rexhës dhe Benita Zenës në Big Brother VIP Kosova 4.

Ka qenë një deklaratë e Labit që e ka bërë banoren të shpërthej në lot e të gjuaj gjëra, gati sa nuk kaloi në përplasje fizike.

“I ke bërë gjërat me sponzora”, iu drejtua ai.

Foto: Instagram

Këngëtarja shpërtheu duke i thënë disa herë “Marre duhet me të ardh, a e di çfarë po flet”.

Atë më pas e largoi Klodiani nga vendi ku po qëndronin, pasi iu vërsul Labit.

Duket se gjendja në shtëpi ka eskaluar në këto javët e fundit të spektaklit.

Ata siç shihet janë duke e ndjerë finalen dhe se veprimet e tyre kanë tejkaluar çdo masë.

Për rikujtim, finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë më 27 shkurt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër