I kërkuari për vrasje në Kosovë arrestohet në Shqipëri – pritet ekstradimi

Nga D. V.
678 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka finalizuar këtë të martë një operacion që ka çuar në arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është A. A. ndaj të cilit Gjykata e Pejës ka caktuar një dënim prej 11 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”.

Nga ky dënim, atij i mbeten për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burg.

Gjatë momentit të ndalimit, forcat e rendit bëjnë me dije se i janë gjetur dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara.

Hetimet paraprake tregojnë se në këto dokumente ai përdorte edhe emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj, raporton euronews.al.

Policia e Shtetit thekson se arrestimi është kryer në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese shqiptare dhe atyre kosovare, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij tashmë kanë nisur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër