I mituri goditi bashkëmoshatarin, 15-vjeçari ra dhe vdiq në vendngjarje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Një tragjedi ka ndodhur në Knjaževac të Serbisë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar, raporton „Blic“.

Sipas informacioneve të mediumit, incidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00. Gjatë një debati, i mituri L. P. e ka goditur bashkëmoshatarin e tij L. C. (15) në shpinë.

Si pasojë e goditjes, 15-vjeçari është rrëzuar dhe ka pësuar një plagë të hapur në pjesën e tëmthit. Sipas burimit të „Blic“, 15-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e lëndimit.

Pas rastit është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa ndaj të miturit L. P. pritet të iniciohet procedurë për veprën penale shkaktim i vdekjes nga pakujdesia.

artikuj të ndërlidhura