I mituri nga Shkupi kërcënon ish-të dashurën me publikimin e fotove intime

Nga D. V.
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill, Zhurnal.mk – Më datë 21.04.2026, në ora 19:40, në SPB Shkup, një 48-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se vajza e tij e mitur ka qenë viktimë e shantazhit nga një i mitur tjetër, me të cilin ajo kishte qenë më parë në lidhje.

Sipas denoncimit, i mituri e ka kërcënuar se do të publikonte fotografi eksplicite të saj nëse ajo nuk pranonte të vazhdonte lidhjen me të. Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori publik dhe po ndërmerren masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër