Shkup, 21 shtator Zhurnal.mk – Profesori universitar Mevludin Ibish, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka folur për hapat që, sipas tij, duhet të ndërmerren në vijim lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai vlerësoi se një nga hapat e parë duhet të jetë ristrukturimi i ekipit të avokatëve dhe një qasje më e detajuar në fazën e apelimit, veçanërisht në lidhje me dëshmitarët dhe dokumentet e shqyrtuara gjatë procesit.
Duhet një ristrukturim më të madh të ekipit të avokatëve. Do të duhet gjithsesi në apel të kalohet me argumentim më të madh për procesin e dëshmitarëve, të bëhet analizë të gjitha dokumenteve dhe mundësisht kjo të kalohet në fazën e dytë dhe të rishikohet. Ky është momenti i parë. Momenti i dytë është të bëheni Izraeli apo Hungaria me çështjen e gjyqit ndërkombëtar penal dhe të thonë se nuk e pranojmë të tillë edhe pse jemi nënshkrues”, deklaroi Ibish.
