Iljasa Salihu: Situata në Hagë e gjen Kosovën me gjendje të rënduar politike

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator Zhurnal.mk – Publicisti Iljasa Salihu, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se zhvillimet lidhur me ish-krerët e UÇK-së në Hagë e kanë gjetur Kosovën në një situatë të rënduar politike, me një qeveri jofunksionale dhe pa president.

“E tërë kjo gjendje e rënduar Kosovën e zë me Qeveri jofunksionale, pa president, po ashtu me qëndrime të kundërta, sa që të krijohet përshtypja që kundër vendimit kemi të bëjmë me antagonizmat Vetëvendosje–PDK, ose krahu i luftës apo krahu i gjysmëluftës, se nuk mund t’i themi Vetëvendosjes, sepse në mesin e tyre kemi edhe të luftës, edhe të atillë që kanë pasur dëshirë presidentin ta shohin në Hagë dhe i kanë cilësuar kriminelë. Kjo gjendje politike e rëndon shumë situatën”, deklaroi Salihu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër