Ilir Hasani: Ligjin nuk e votuam për shkak se nuk respektohet gjuha shqipe në SMS porositë

Nga admin
422 e lexuar

Shkup, 26 janar – “Ligjin nuk e votuam për shkak se nuk respektohet gjuha shqipe në të gjitha fazat e këtij ligji”, kështu tha në emisionin Click Plus të Tv21, deputeti i AKI-së, Ilir Hasani

Ai shtoi se askujt nuk i ka interesuar se a do të merren porositë edhe në gjuhën shqipe apo vetëm në gjuhën maqedonase.

Hasani tha se që nga fillimi i kanë ngritur këto çështje dhe kërkuan që të ketë premtim publik se do të implementohet edhe gjuha shqipe, në të kundërtën nuk e votojnë ligjin,

Hasani tha se ligji është bërë për ta mbushur buxhetin e shtetit e për t’i zbrazur gjepat e qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër