Ilir Hasani uron Kushtrim Ahmetin për zgjedhjen rektor në USHT: Fitorja e tij dëshmon se vlerat ende vlerësohen

Nga R.ZH
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ilir Hasani, ka uruar Kushtrim Ahmetin për zgjedhjen e tij në postin e rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT).

Përmes një reagimi publik, Hasani vlerësoi se fitorja e Ahmetit është dëshmi se vlerat profesionale dhe njerëzore vazhdojnë të gëzojnë respekt në shoqëri, pavarësisht ndikimeve politike.

“Fitorja e Kushtrimit më bindi se vlerat në shoqërinë tonë nuk kanë humbur, se shoqëria jonë akoma e kultivon bindjen se vlera e një njeriu të ndershëm, të dijshëm dhe të sinqertë është më e fuqishme se dëshirat e partive politike, bile edhe atëherë kur ata pretendojnë se janë të bashkuar”, ka shkruar Hasani, transmeton Zhurnal.mk.

Në fund të mesazhit të tij, deputeti i BDI-së i ka shprehur urimet Ahmetit për detyrën e re, duke shkruar shkurt: “Urime Kushtrim!”.

Kushtrim Ahmeti është zgjedhur rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, ndërsa zgjedhja e tij ka nxitur reagime dhe urime nga figura të ndryshme të jetës publike dhe politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër