Irani: Po shqyrtojmë përgjigjen e SHBA-së ndaj propozimit tonë

Nga D. V.
487 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teheran, 4 maj, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur propozimit më të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund luftës, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Iranit.

“Zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei deklaroi se autoritetet iraniane po analizojnë aktualisht këtë përgjigje”, raportuan sot mediet iraniane.

“Baqaei theksoi gjithashtu se plani me 14 pika i Iranit për përfundimin e luftës nuk përfshin çështje bërthamore”, sipas agjencisë së lajmeve “Fars”.

Programi bërthamor i Iranit dhe uraniumi i pasuruar në Republikën Islamike kanë qenë prej kohësh një nga pikat kryesore të përplasjes në tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve, Teherani synon ta trajtojë këtë çështje në një fazë të mëvonshme.

“Irani paraqiti dje një propozim të ri tek ndërmjetësit në Pakistan”, raportoi agjencia shtetërore IRNA, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se do të shqyrtojë planin e dorëzuar nga Irani për t’i dhënë fund luftës.

“Do ta shqyrtoj së shpejti planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund të imagjinoj se do të jetë i pranueshëm, pasi ata ende nuk kanë paguar çmimin e mjaftueshëm – për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit”, shkroi ai në platformën e tij “Truth Social”.

Deri më tani, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bien dakord për asnjë nga propozimet e paraqitura nga palët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër