Merz: SHBA-ja nuk ka gjasa të dislokojë raketa me rreze të mesme në Gjermani

Nga D. V.
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 4 maj, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman Friedrich Merz e konsideron aktualisht “pak të mundshme” që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të furnizojnë Gjermaninë me raketat me rreze të mesme “Tomahawk”, të premtuara nga ish-presidenti Joe Biden në vitin 2024.

“Siç e shoh unë për momentin, në mënyrë objektive, ka shumë pak gjasa që SHBA-ja të furnizojë Gjermaninë, me sisteme të tilla armësh”, tha Merz për transmetuesin publik ARD.

“Nëse nuk gaboj, amerikanët aktualisht nuk kanë mjaftueshëm as për veten e tyre”, shtoi kancelari, duke theksuar se çështja është diskutuar prej disa muajsh “pa asnjë angazhim konkret nga SHBA-ja”.

Në samitin e NATO-s dy vite më parë, Biden i premtoi Gjermanisë se, për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, armë me rreze të mesme me koka konvencionale do të dislokoheshin në territorin gjerman si mjet parandalues, me aftësi goditëse deri në Rusi.

Ai kishte përmendur mundësinë e vendosjes së raketave lundruese “Tomahawk” me rreze deri në 2,500 kilometra, raketave SM-6 dhe armëve të reja hipersonike deri në vitin 2026.

Presidenti aktual, Donald Trump deri tani as nuk e ka mbështetur publikisht këtë vendim dhe as nuk e ka tërhequr atë.

Sipas medias amerikane, megjithatë, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka hequr dorë nga planet, për të vendosur një njësi që do të operonte dhe mirëmbante këto raketa, si pjesë e reduktimit të planifikuar me rreth 5 000 trupa amerikane në Gjermani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër