Berisha në Kuvend: Vuçiq dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës për atë që ndodhi në Hagë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama janë përgjegjës për dënimin në Hagë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiq dhe argati i tij Edi Rama”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament, përcjell A2 CNN.

“Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai? Thuaj çfarë fjale ka shqiptuar?

Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta. Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu. Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall të mërkurën fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte për t’u shkëputur nga Serbia.

Në vendimin e dhënë Gjykata tha se Thaçi u shpall fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit.

Për akuza të ngjashme, u dënua me 25 vite burg edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vite burg./a2cnn/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër