Isen Shabani: Pa zgjedhje nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator Zhurnal.mk – “Të jeni të sigurt është kategorike jo”, kështu u përgjigj nëemisionin Click Plus të Tv21, Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët kur u pyet nëse parti do të pranonte të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës.

Shabani tha se nuk janë të interesuar për t’u bërë pjesë e Qeverisë pasi siç tha, fokusi i tyre është në riorganizimin e partisë.

Shabani tha se pa zgjedhje, nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Edhe po të kemi një ofertë të tillë, të jeni të sigurt, ja edhe publikisht e them se nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë dhe as që mendojmë të bëhemi pa zgjedhje të rregullta”, tha Shabani në Click Plus.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër