Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së duhet të mbetet në agjendën politike

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 21 shtator Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të vendeve të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në takim u diskutua për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mënyrat për ta mbajtur zgjerimin e Bashkimit Evropian në agjendën politike.

Sali tha se u diskutua edhe për mënyrat për t’i dhënë një shtysë të re dhe konkrete procesit të integrimit evropian të rajonit.

Ai vlerësoi mbështetjen e vendeve partnere dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për avancimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër