Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës

Nga Xh M
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 8 gusht Zhurnal.mk – Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Zelensky në Beograd dhe për qëndrimin e tij në raport me Kosovën.

Bosch ka thënë se shpreson që njëjtë sikur Serbisë, që nga BE t’i bëhet kusht edhe Ukrainës njohja e Kosovës.

“Zelenskyy në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë në vend?Vuçiq e falënderon atë që nuk e ka njohur Kosovën! Shpresoj që BE-ja, njësoj siç ka bërë me vetë Serbinë, ta bëjë njohjen e Kosovës kusht për anëtarësim.

Dhe së fundmi, sipas raportimeve të mediave, ata diskutuan edhe për prodhimin e përbashkët të dronëve.

Ukraina po fillon të bëhet kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin në përgjithësi. Është koha që #EEAS t’i kërkojë Zelenskyyt të shpjegojë se çfarë po bën!”, ka shkruar Bosch.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër