Ish drejtori i MEPSO nga BDI rreth interkoneksionit RMV-Shqipëri:”Me bindje e them, unë do e shkëputja kontratën me Energoinvest!”

Nga B.M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 maj, Zhurnal.mk – Ish-drejtori gjeneral i SHA MEPSO, Kushtrim Ramadani, ka kritikuar ashpër realizimin e projektit për interkoneksionin energjetik Maqedoni e Veriut – Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e kompanisë Energoinvest nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në një paraqitje në emisionin “Biznis21” në TV21, Ramadani deklaroi se gjatë periudhës sa ka qenë në krye të institucionit nuk ka pasur aktivitete konkrete në terren nga ana e kompanisë së kontraktuar.

“Nuk kishin aktivitete në terren. Në kushtet kontraktuale nuk ka hapësirë për rritje çmimi; kontrata është ‘lump sum’, me çmime fikse dhe jo të ndryshueshme, prandaj as nuk i kam dhënë hapësirë kompanisë Energoinvest për diskutime për rritje çmimesh. Kontrata nuk lejon një gjë të tillë”, deklaroi Ramadani.

Ai theksoi se kompania kishte prezencë minimale në vend, duke shtuar se funksiononte me një zyrë të vogël, me vetëm një të punësuar dhe një numër kontakti jo funksional.

Sipas Ramadanit, në rrethana të tilla do të ishte e arsyeshme ndërprerja e kontratës.

“Me bindje të thellë e them se unë do ta shkëputja atë kontratë”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër