Ish-luftëtarët e Dukagjinit nesër bëhen bashkë në Gllogjan: 7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dukagjin, 5 shtator Zhurnal.mk – Të dielën, më 6 shtator, në ora 19:00, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, do të mbahet tubimi përkujtimor dhe mbështetës me moton “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”.

Njoftimin e ka bërë ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili u ka bërë thirrje veteranëve, invalidëve të luftës së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit që t’i bashkohen aktivitetit.

Sipas njoftimit, aktiviteti është iniciuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe organizohet nga shoqatat e dala nga lufta në Dukagjin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër