Ishte sikur po shkonin në dy evente të ndryshme – Brad Pitt dhe Ines de Ramon tërhoqën vëmendje me paraqitjen e fundit

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, morën pjesë në premierën e filmit të ri “Heart of the Beast”, ku vëmendjen e tërhoqën edhe për shkak të veshjeve të tyre krejtësisht të ndryshme.

Pitt u shfaq me një veshje me motive ushtarake, ndërsa de Ramon zgjodhi një fustan të lehtë, gjysmë transparent, në ngjyrë pjeshke, me dekolte të theksuar dhe detaje dantelle.

Gjatë fotografimit, çifti u shfaq shumë i afërt dhe u mbajtën për dore, teksa fotografitë e tyre u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

 Foto: Reuters

Pikërisht veshja e Pitt u komentua më së shumti nga përdoruesit online, disa prej të cilëve e konsideruan zgjedhjen e tij të pazakontë dhe vunë në dyshim nëse ai ndihej rehat me të.

Filmi “Heart of the Beast” me regji të David Ayer, rrëfen historinë e një oficeri të forcave speciale dhe qenit të tij luftarak, të cilët përballen me një luftë për mbijetesë në Alaskë pas një aksidenti ajror.

Dalja e tyre në premierë erdhi vetëm disa ditë pasi Pitt dhe de Ramon u panë së bashku në finalen e turneut të meshkujve në US Open në New York.

Çifti u lidh për herë të parë në fund të vitit 2022, ndonëse debutimin zyrtar në tapetin e kuq e bënë në vitin 2024.

 Foto: Reuters

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër