Izet Mexhiti: Çairi është vendi i të rinjve, do të investojmë në më shumë fusha dhe pishina

nga Redaksia

Shkup, 16 gusht – Në Sheshin “Skënderbe” në Shkup, sonte u zhvillua finalja e turneut Çair 3×3 Streetball, një mbrëmje e mbushur me sport, energji rinore dhe atmosferë festive në zemër të Çarshisë së Vjetër.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili mori pjesë në ngjarje, u shpreh se sporti dhe rinia janë prioritet i pandashëm për të ardhmen e Çairit. Ai falënderoi organizatorët, garuesit dhe publikun për një mbrëmje që sipas tij “i dha jetë dhe shpirt të veçantë komunës”.

“Turnet e tilla, përveçse promovojnë sportin dhe talentin vendor, forcojnë ndjenjën e bashkësisë dhe krenarinë për Çairin. Rinia jonë meriton më shumë hapësira dhe mbështetje, dhe kjo është një nga prioritetet tona kryesore”, theksoi Mexhiti.

Ai paralajmëroi disa projekte konkrete për të rinjtë në Çair: ndërtimin e fushave sportive multifunksionale, investime në dy pishina të mbyllura për aktivitete gjatë gjithë vitit, si dhe më shumë mbështetje nga Qeveria për zhvillimin e sportit e kulturës në komunë.

“Çairi është vendi i të rinjve, dhe së bashku po ndërtojmë një të ardhme ku çdo talent ka vendin e tij, çdo energji ka hapësirën e saj dhe çdo ëndërr mund të realizohet”, u shpreh Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More