Izet Mexhiti dhe Komuna e Çairit mbledhin ajkën e kulturës shqiptare në Shkup

Nga B.M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shkurt – Izet Mexhiti dhe Komuna e Çairit, nesër, sjellin në Shkup një nga ngjarjet më të mëdha kulturore shqiptare të viteve të fundit. Një trupë gjigante prej mbi 150 profesionistësh nga Trupa e Operës dhe Baletit të Kosovës do të ngjitet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, për të interpretuar për herë të parë në Shkup operën legjendare “Goca e Kaçanikut”.

Vepra është kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të Nikolin Gurakuqit dhe nën dirigjimin e Edon Ramadanit, duke shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë ngjarje, Shkupi shndërrohet në epiqendër të artit mbarëshqiptar dhe shënohet ringjallja e kulturës shqiptare në vend.

📅 10 shkurt 2026
🕢 Ora: 19:30
📍 Opera dhe Baleti Nacional – Shkup

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër