Izet Mexhiti: SHBA mbetet partner strategjik dhe mik i shqiptarëve

Nga Xh M
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve. Në mesazhin e tij, ai vlerësoi se SHBA-ja mbetet një aleat dhe mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe i Maqedonisë së Veriut.

“Sonte shënuam 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin kur populli amerikan kremton 250-vjetorin e lindjes së shtetit të tij.

Ka data që i përkasin një kombi, por frymëzojnë shumë kombe. 4 Korriku është njëra prej tyre. Është kujtesë se liria nuk lind rastësisht; ajo ndërtohet me guxim, me vizion dhe me besim te e ardhmja.

Për ne, Shtetet e Bashkuara mbeten më shumë se një aleat. Janë një mik i dëshmuar në kohët më vendimtare të historisë sonë dhe një partner me të cilin ndajmë bindjen se demokracia, liria dhe përgjegjësia janë vlera që duhen mbrojtur çdo ditë.

Urime 4 Korriku dhe 250-vjetori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qoftë miqësia jonë po aq e qëndrueshme sa vlerat mbi të cilat është ndërtuar”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër