Kush është ministri i ri i Bujqësisë? Borçe Serafimovski zotëron një central të madh fotovoltaik

Nga Xh M
2,439 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, në konferencën e djeshme për media njoftoi se, në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, partia e tij do të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila do të udhëhiqet nga sekretari i deritanishëm shtetëror i ministrisë, Borçe Serafimovski.

Serafimovski, i cili do ta zëvendësojë Cvetan Tripunovski, është pronar i kompanisë Trinity Energy, e cila në fund të vitit 2025 mori licencë për punë provuese të një centrali fotovoltaik në rajonin e Sveti Nikollës, me kapacitet rreth 3.5 megavat, një fuqi e konsiderueshme për standardet e Maqedonisë së Veriut.

Trinity Energy është kompani me seli në Shkup, e regjistruar në vitin 2024, në pronësi të vetme të Borçe Serafimovskit. Ai ka qenë profesor universitar, zëvendëskryetar i Bordit Drejtues të Universitetit Ndërkombëtar Sllav, si dhe drejtues i Universitetit të Veliko Tërnovos “Shën Kirili dhe Metodi”. Deri më tani ai ushtronte funksionin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në të njëjtën konferencë, Dimitrievski bëri të ditur se Goran Minçev do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për ministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Igor Filkov, duke vlerësuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër