Janë mbyllur sallat e operacionit në spitalin e Gostivarit, konfirmon drejtori Bajrami

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Po ulet numri i rasteve me shqetësime të stomakut në spitalin e qytetit. Drejtori Emri Bajrami tha për gazetën Veçer se të gjithë të sëmurët e rinj kanë simptoma të lehta, ndërsa një fëmijë është mbajtur për një ose dy ditë dhe së shpejti do të lirohet për trajtim në shtëpi.

Ai e konfirmoi informacionin se sallat e operacionit në spital janë mbyllur për shkak të pamundësisë për sterilizimin e pajisjeve dhe instrumenteve mjekësore.

“Se sallat janë mbyllur, i kemi informuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha rastet akute i dërgojmë në Tetovë”, deklaroi dr. Bajrami.

artikuj të ndërlidhura