Janevska: Optimizimi i shkollave është për arsim më cilësor, asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë

Nga I.A
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Ulja e numrit të nxënësve dhe nevoja për cilësi më të mirë në procesin mësimor janë arsyet për të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëron optimizimin e rrjetit shkollor, tha ministrja Vesna Janevska në Kuvend.

Sipas saj, në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve në vend është ulur për rreth 17 mijë, gjë që imponon nevojën për riorganizimin e një pjese të shkollave, njofton 4news.mk.

Kemi shumë shkolla periferike me nga dy‑tre fëmijë, të cilët as nuk socializohen, as nuk kanë mundësi të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre, e as nuk kanë kushte për zbatimin e teknologjisë bashkëkohore”, tha Janevska.

Ajo theksoi se këta nxënës duhet të përfshihen në shkollat më të mëdha në afërsi të tyre, ku do të kenë mundësi për proces edukativo‑arsimor më cilësor.

Ministrja theksoi se optimizimi nuk do të nënkuptojë largim nga puna të mësuesve dhe se asnjë mësues nuk do ta humbasë vendin e punës.

Në dy vitet e kaluara të mandatit të Qeverisë asnjë mësues nuk është larguar nga puna dhe kjo nuk do të ndodhë as në periudhën që vjen”, theksoi Janevska.

Ajo shtoi se mësuesve do t’u mundësohet të plotësojnë orët përmes punës shtesë me nxënës të talentuar, me nxënës që kanë nevojë për mbështetje shtesë, si dhe përmes realizimit të aktiviteteve jashtëmësimore dhe udhëheqjes së seksioneve shkollore.

Janevska u ndal edhe te nevoja që nxënësit të qëndrojnë më gjatë në shkollë, duke theksuar se Maqedonia ngec pas mesatares evropiane.

Nxënësit në Maqedoni deri në moshën 14‑vjeçare kalojnë 6.816 orë në shkollë, ndërsa mesatarja në vendet e OECD‑së është 7.775 orë. Ne po përpiqemi ta arrijmë këtë nivel dhe nxënësit tanë të mos jenë ndër të fundit në testimet PISA”, tha ministrja.

Duke iu përgjigjur pyetjes për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Selltë të Tetovës, Janevska informoi se objekti ishte ndërtuar gjatë periudhës së qeverisë së mëparshme, por nuk ishte përfunduar plotësisht.

Sipas saj, kanë mbetur të pa realizuara pjesë si fasada, rregullimi i hapësirës së jashtme dhe ndërtimi i murit mbajtës për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut.

Më vjen keq që është kështu, por ne jemi Qeveri përgjegjëse dhe do ta përfundojmë, që të mos shkatërrohen mjetet e investuara”, deklaroi Janevska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër