Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Qeveria nis me optimizimin e rrjetit shkollor, i cili është i domosdoshëm. Me ndihmën e UNICEF-it është bërë përpjekje të zbatohet gjatë shtatë viteve të fundit, por askush nuk e ka filluar. Nuk do të ketë largim të mësuesve nga puna, por vetëm rishpërndarje të orëve, në mënyrë që të gjithë të kenë numër optimal. Këtë e theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Daniela Nikolova nga LSDM në seancën parlamentare.
“Sindikata e pavarur, duket se nuk e ka lexuar ligjin, por ka dalë me njoftim. Ekziston bazë ligjore për rishpërndarjen e mësuesve si ndihmës të kolegëve të tyre për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe kjo nuk është riemërtim në ‘asistent arsimor’. Ata janë të punësuar të rregullt, do të marrin pagë si mësues, vetëm se do të marrin pjesë në mësim si asistentë arsimorë. Kjo është e shkruar në ligj me pëlqimin e tyre, nëse nuk kanë numër të mjaftueshëm orësh, pikërisht për të mos i humbur vendet e punës. Ne kemi kërkuar nga qendrat burimore të tregojnë sa nevojiten, që fillimisht t’i sistemojmë mësuesit, e jo të përfshijmë njerëz nga jashtë, në mënyrë që ata të kenë siguri dhe pagë”, tha Janevska.
Sa i përket pyetjes nëse ka analizë të përgatitur për optimizimin, ajo tha se UNICEF e ka përgatitur para shtatë vitesh.
