Janevska: Vauçerë për ushqimin e studentëve, studentët kërkojnë subvencion më të lartë dhe paralajmërojnë referendum

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përsëriti sot se do të gjendet një zgjidhje për kërkesat e studentëve për rritjen e shumës së subvencionit për ushqim, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas propozimit të planifikuar, në vend të kartës së pagesës do të përdoret një sistem vauçerësh, ndërsa mjetet e subvencionit do të mund të shfrytëzohen vetëm për blerjen e ushqimit.

Nga ana tjetër, studentët kërkojnë rritje më të madhe të shumës së subvencionit dhe kanë bërë të ditur se për qëndrimin e tyre do të deklarohen përmes një referendumi.

Debati për mënyrën e re të përdorimit të subvencionit dhe shumën e tij pritet të vazhdojë, ndërsa mbetet të shihet se çfarë zgjidhjeje do të ofrojnë institucionet për të harmonizuar propozimin me kërkesat e studentëve.

artikuj të ndërlidhura