Nga Gjykata Supreme te prokuroritë: Shqiptarët në krye të institucioneve kyçe të drejtësisë!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 tetor, Zhurnal.mk – Kuadro shqiptarë drejtojnë disa nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Në krye të Gjykatës Supreme është Afrim Fidani, Gjykatën e Apelit në Gostivar e udhëheq Bekim Mehmedi, ndërsa Gjykatën Administrative, si ushtrues detyre, Burim Sejdini. Gjykata Themelore Civile në Shkup drejtohet nga Besnik Avdija.

Në sistemin e prokurorisë, Bashkim Besimi udhëheq Këshillin e Prokurorëve Publikë, ndërsa Faik Arsllani Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar.

Prokuroritë themelore në Tetovë, Kumanovë dhe Dibër drejtohen përkatësisht nga Besir Aliu, Teuta Bediu Ramadani dhe Neat Croj.

Përfaqësimi i shqiptarëve në këto pozita është i rëndësishëm, por sfidë mbetet garantimi i profesionalizmit, pavarësisë dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër