Janez Jansha, kryeminstër i ri i Slovenisë

Nga Xh M
234 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lubljanë, 22 maj Zhurnal.mk – Parlamenti i Sllovenisë i dha të premten mandatin e katërt si kryeministër politikanit nacionalist Janez Janša.

Më herët gjatë kësaj jave, Janša njoftoi se partia e tij, Partia Demokratike Sllovene (SDS), kishte arritur të formonte një koalicion me disa parti të djathta në Kuvend, duke i hapur rrugën rikthimit në krye të qeverisë.

Janša mori mbështetjen e 51 nga 87 deputetët që votuan në Asamblenë Kombëtare të premten.

Rikthimi i tij në pushtet konsiderohet si një forcim i ri i populizmit të djathtë në Europë, pas largimit nga pushteti të kryeministrit hungarez Viktor Orbán në zgjedhjet e muajit të kaluar në Hungari.

Në zgjedhjet parlamentare të marsit, Janša humbi ngushtë përballë kandidatit liberal Robert Golob, i cili më pas dështoi të formonte qeverinë dhe dha dorëheqjen, duke kaluar në krye të opozitës.

“Të tjerë u përpoqën të krijonin një koalicion shumice, por dështuan. Ne iu qasëm ndryshe, mbi bazë programore dhe hap pas hapi”, deklaroi Janša pas votimit.

Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përgëzoi Janšën për rikthimin në pushtet, duke theksuar se pret “bashkëpunim për përballimin e sfidave të përbashkëta”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër