Janša e uron Kurtin, i ofron mbështetje në procesin e integrimit evropian

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Janša.

“Dua gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi ai.

Teksa ofroi mbështetje dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian, kryeministri Janša i dëshiroi suksese kryeministrit Kurti dhe shtoi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit.

“Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, vazhdoi kryeministri Janša.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër