Javën e ardhshme analizë nëse ka pasur sjellje devijante të tregtarëve dhe çmime të rritura para festave

Nga admin
670 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 2 janar – Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e ardhshme do të analizojë çmimet e produkteve në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji për të përcaktuar nëse ka pasur rritje të çmimeve dhe sjellje devijante nga ana e tregtarëve.

“Javën e ardhshme do të analizojmë të dhënat e çmimeve nga ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit dhe do të informoheni nëse ka sjellje devijante nga ana e tregtarëve apo rritje të çmimeve. Do të informoheni se si do të veprojmë”, tha sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në një konferencë për shtyp për fillimin e zbatimit të Ligjit për Punësimin e Personave, ministri theksoi se ky ligj do të ulë papunësinë dhe se pensionistët, studentët dhe përfituesit e ndihmës sociale do të mund të punësohen gjatë vitit për jo më shumë se gjashtë muaj.

I pyetur nëse do të ketë një spastrim të listës në Agjencinë e Punësimit ku ka persona të papunë që marrin ndihmë sociale, por nuk pranojnë punësim, ai deklaroi se me ligjin e ri në fuqi ata nuk do të humbasin të drejtat e tyre si të papunë, por do të kenë mundësinë të punësohen në aktivitetet e bujqësisë, peshkimit, pylltarisë dhe hotelerisë.

Sipas analizave të kryera nga Ministria e Ekonomisë, me zbatimin e ligjit pritet të formalizohen 12.000 punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 5.400 punëtorë të padeklaruar në turizëm, hotelieri dhe shërbime. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër