Policia jep detaje për vdekjen e fëmijës dy vjeçar në Shkup

Nga admin
629 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 2 janar – MPB sot ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e një fëmije dy vjeçar gjatë natës së Vitit të Ri. “Më 01.01.2026 në orën 00:58 në SPB Shkup, Kompleksi i Klinikës “Nëna Terezë” raportoi se një fëmijë dyvjeçar nga Shkupi është sjellë tek ata në një gjendje shumë të rëndë dhe me një objekt në kokë.

Zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje dhe kryen një intervistë zyrtare me nënën G.D. (21), e cila shpjegoi se më 31.12.2025 para mesnatës ajo doli para oborrit të shtëpisë në zonën e Gazi Babës me fëmijën dhe ndërsa shikonte fishekzjarrë dëgjoi një zhurmë, pas së cilës vuri re gjak nga koka e fëmijës.

Një intervistë zyrtare u krye edhe në stacionin policor me babanë e fëmijës M.A. (26). Në orën 01:58 më 02.01.2026 fëmija vdiq, ndërsja vdekja është konstatuar nga një mjek.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i fëmijës është dorëzuar për autopsi dhe po merren masa për sqarimin e rastit”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër