Budapest, 8 prill Zhurnal.mk – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance e përshkroi sot armëpushimin dyjavor – të rënë dakord midis SHBA-së dhe Iranit si “të brishtë”, ndërsa përfundoi vizitën dyditore në Hungari.
“Hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe ndërprerja e ndërsjellë e armiqësive ishin baza e “armëpushimit të brishtë”, tha ai në një aktivitet të organizuar nga një institut politik në Budapest.
Vance shpjegoi se ka fraksione brenda Iranit që i qasen negociatave të mundshme për paqe në mënyrë konstruktive, dhe të tjera që dëshirojnë t’i minojnë ato.
“Nëse iranianët janë të gatshëm të punojnë me mirëbesim me ne, mendoj se mund të bëjmë një marrëveshje”, tha ai.
“Megjithatë, nëse ata do të gënjenin, mashtronin dhe sabotonin armëpushimin aktual të brishtë, ata nuk do të jenë të lumtur”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e bëri të qartë se Uashingtoni ka në dispozicion kapacitet ushtarak, diplomatik dhe, mbi të gjitha, leva të jashtëzakonshme ekonomike”, shtoi Vance.
Zëvendëspresidenti mbërriti dje në Budapest – për t’i dhënë mbështetjen e tij kryeministrit hungarez Viktor Orbán gjatë fushatës zgjedhore.
Populisti i krahut të djathtë konsiderohet si një aleat i Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas sondazheve, ai përballet me humbje në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
