Jennifer Lopez publikon fotografi nga stërvitja, mahnit fansat me pamjen

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jennifer Lopez ka ndarë momente nga rutina e saj në palestër, duke treguar formën e shkëlqyer fizike dhe muskujt e tonifikuar.

Këngëtarja dhe aktorja u zgjua herët të dielën për stërvitje, ndërsa publikoi fotografi ku shfaq barkun e skalitur, e veshur me veshje sportive të bardhë e të zezë dhe atlete të bardha.

Lopez e shoqëroi postimin me mesazhin “Çohu dhe stërvitu!”, duke marrë edhe komente vlerësuese nga trajnerja e saj afatgjatë Tracy Anderson, shkruan DailyMail.

Ajo vijon të jetë shumë aktive si në muzikë ashtu edhe në film, ndërsa së fundmi ka përfunduar xhirimet e komedisë romantike “Office Romance” për Netflix, ku luan përkrah Brett Goldstein.

Jennifer Lopez mbetet një nga figurat më të njohura të industrisë së showbiz-it, me një karrierë që përfshin muzikë, film dhe miliona fansa në mbarë botën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër