Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste në këto 35 vite.
Të mërzitur me klasën e vjetër politike dhe dëmet që i kanë shkaktuar vendit qeveritë, qytetarët kërkojnë ndërrimin e saj dhe rrëzimin e qeverisë aktuale, duke pasur si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa është e panegocueshme, teksa mijëra qytetarë shqiptarë mblidhen çdo natë në bulevardin para Kryeministrisë ku mbajnë fjalime dhe më pas marshojnë rrugëve të Tiranës, duke sensibilizuar.
