” ‘Ju erdhi fundi’, ‘Turp’ ” – nis protesta, studentët hedhin sende në drejtim të Ministrisë së Arsimit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Ka nisur prej disa minutash protesta para Ministrisë së Arsimit, teksa studentët kanë hedhur sende në drejtim të godinës.

Gazetarja e Euronews Albania, ka bërë me dije se në drejtim të ministrisë janë hedhur tullumbace me ujë, vezë, kapsolla dhe sende të tjera.

Protestuesit gjithashtu kanë shkruar grafite në muret e ministrisë: “Ju erdhi fundi”, “Turp” etj.

Siç shihet edhe nga pamjet, prania e protestuesve është shtuar teksa herë pas here hedhin sërish sende ndaj ministrisë. /Euronews.al/

artikuj të ndërlidhura