Ka lindur, është rritur dhe ka luajtur për Holandën – por Afellay me zemër do ta mbështet Marokun

Nga D. V.
1,112 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-reprezentuesi i Holandës, Ibrahim Afellay, ka pranuar se do të bëjë tifo për Marokun në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Holandës.

I ftuar në emisionin NOS WK Avond, ish-futbollisti i PSV Eindhovenit dhe Barcelonës nuk hezitoi kur u pyet nga moderatori Ron Jans se cilën kombëtare dëshironte ta shihte fituese.

“Për këtë ndeshje, zemra ime është me Marokun”, u shpreh Afellay.

Deklarata e tij shkaktoi reagime në studio, ndërsa ish-mbrojtësi i Holandës, André Ooijer, e pyeti nëse e kishte seriozisht. Afellay shpjegoi se zgjedhja e tij lidhet me origjinën dhe familjen.

“Rrënjët e mia janë në Marok. Prindërit e mi janë nga atje dhe një pjesë e madhe e familjes sime jeton ende në Marok. Çfarë shpjegimi tjetër duhet të jap?”, tha ai.

Megjithatë, ish-mesfushori theksoi se mbetet krenar për gjithçka ka arritur me fanellën e Holandës.

“Kam lindur dhe jam rritur në Holandë dhe jam mirënjohës që kam përfaqësuar këtë vend. Nuk mora një vend në kombëtare si dhuratë, por e fitova me paraqitjet e mia në fushë”, shtoi Afellay.

Ai theksoi se, pavarësisht rezultatit, do të jetë i lumtur për fituesin, por zemra e tij mbetet me vendin e origjinës.

“Jam rritur në Holandë, por rrënjët e mia janë në Marok. Nëse më pyesni ku e kam zemrën, përgjigjja është Maroku”, deklaroi ai.

Moderatori Ron Jans e mbështeti qëndrimin e Afellayt, duke vlerësuar sinqeritetin e tij.

“Madje do të më dukej e çuditshme nëse do të bëje tifo për Holandën. Askush nuk harron prejardhjen e tij dhe mendoj se je një shembull i mirë i kësaj”, tha Jans.

Afellay e falënderoi për mirëkuptimin, duke pranuar se deklarata e tij mund të interpretohet ndryshe nga disa njerëz.

Ish-futbollisti zhvilloi 53 ndeshje me fanellën e Holandës, duke shënuar shtatë gola, ndërsa tani shpreson që Maroku të dalë fitues në përballjen ndaj vendit që përfaqësoi për shumë vite.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër