Lojtarët me më së shumti çmime “Lojtari i Ndeshjes” në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026

Nga D. V.
1,585 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Futbollistët e Real Madridit po zhvillojnë një Kupë Bote mbresëlënëse, duke qenë ndër protagonistët kryesorë të turneut që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në renditjen e lojtarëve që fituan më së shumti çmime “Lojtari i Ndeshjes” (Man of the Match) gjatë fazës së grupeve të Botërorit 2026, në mesin e pesë më të mirëve gjenden edhe dy yje të klubit madrilen.

Në krye spikat Vinicius Junior, i cili është futbollisti i vetëm që u shpall tre herë radhazi “Lojtari i Ndeshjes” në fazën e grupeve.

Sulmuesi brazilian ishte vendimtar për Brazilin, duke realizuar katër gola në tre ndeshje dhe duke ndihmuar ekipin e tij ta mbyllë grupin në vendin e parë me paraqitje bindëse.

Në këtë listë bën pjesë edhe Jude Bellingham, i cili fitoi dy çmime “Lojtari i Ndeshjes” falë paraqitjeve të shkëlqyera me Anglinë.

Mesfushori anglez shënoi dy gola dhe regjistroi një asistim në tre ndeshjet e fazës së grupeve, duke qenë një nga liderët e skuadrës së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër