“Ka ministra që janë kot…”/ Bujar Kapexhiu: Korrupsioni në vend galopant! Me ardhjen e PS-së, abuzimet janë të jashtëzakonshme

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 shtator Zhurnal.mk – Aktori Bujar Kapexhiu ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke ngritur akuza të forta për korrupsionin dhe abuzimet në administratë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kapexhiu e përshkroi situatën si një periudhë me “abuzime të jashtëzakonshme” dhe “korrupsion galopant”.

Kapexhiu tha se, sipas tij, korrupsioni është kthyer në një fenomen të dukshëm edhe në marrëdhëniet e qytetarëve me administratën.

Ai e lidhi përkeqësimin e kësaj situate me periudhën pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet, ndërsa kritikoi edhe përzgjedhjen e disa anëtarëve të qeverisë.

“Ka abuzime të jashtëzakonshme një korrupsion galopant që nuk ka qenë kurrë ndonjëherë. Unë kam qejf t’i them si hajdutllëk. Është e pamundur që kur shkon në ndonjë zyrë, nuk të shesh në fytyrë, por në duar ke apo nuk ke. Por kjo gjendje ka ardhur gradualisht duke u rritur që më ardhjen e PS më shumë . Të majtët mbahen në të gjithë botën, kriminelë, mashtrues , hajdutë. Se përse ndodh nuk e di. Ka edhe sot ministra që janë jashtë profesionit të tyre dhe ndaj janë kot në ato vende”, tha mes të tjerash ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër