Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg – reagon djali i tij

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Djali i Kadri Veselit, Klestro Veseli, është deklaruar pas vendimit të trupit gjykues në Hagë, me të cilin babai i tij u dënua me 18 vjet burgim.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Klestro Veseli ka thënë se familja do të qëndrojë e fortë, pavarësisht dënimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Faleminderit shumë nga ju, por të fortë jemi, të fortë duhet me qëndru – nuk kemi asgjë më shumë”, tha Klestro Veseli.

Ndërkohë, mbrojtja e Kadri Veselit pritet ta apelojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke kërkuar rrëzimin e vendimit dënues dhe një aktgjykim përfundimtar lirues për të.

Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa në dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër