Izet Mexhiti: Jo dënimit të UÇK‑së në emrin tonë!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN‑it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish‑drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si zhgënjyes dhe thellësisht të padrejtë për popullin e Kosovës dhe për kombin shqiptar.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër, mbrojtëse dhe të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet. Historia e lavdishme e popullit tonë nuk mund të tjetërsohet, as të njolloset me vendime që i shërbejnë padrejtësisë e jo të vërtetës”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se beteja për historinë e vërtetë dhe për drejtësi duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj, duke shtuar se nuk pranon dënimin e UÇK‑së në emër të popullit.

“Jo dënimit të UÇK‑së në emrin tonë!”, ka përfunduar Mexhiti në reagimin e tij.

artikuj të ndërlidhura