Kadrijaj: Në Aleancë jemi të gatshëm edhe për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj tha se ajo dhe bashkëpartiakët e saj në Kuvend do ta votonin edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Kadrijaj kërkoi që nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Specialen “të sillet shpejt në Kuvend”.

“Çdo padrejtësi që i bëhet luftës, çdo padrejtësi qëbëhet në emër të UÇK-së dhe luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestoj”, tha ajo.

“Jam edhe për zhbërjen. Aleanca po ashtu, kur ka qenë një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, të gjithë kemi qenë të gatshëm të votojmë. Kemi votuar kundër, kemi qenë të gatshëm për zhbërje dhe nesër nëse sillet një nismë për zhbërjen e kësaj gjykate, ne jemi për”, tha Kadrijaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër