Kaja Shukova zgjidhet kryetare e Forumit të gruas të LSDM

Nga B.M
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shkurt – Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, me propozim të kryetarit të partisë, dr. Venko Filipçe, për kryetare të re të Forumit të Grave është zgjedhur Kaja Shukova.

Zgjedhja e saj u përshëndet nga anëtarët e Bordit, duke u vlerësuar si një hap i rëndësishëm për forcimin e rolit dhe përfaqësimit të grave në strukturat e partisë, si dhe për avancimin e politikave që lidhen me barazinë dhe pjesëmarrjen aktive të grave në jetën publike.

Nga LSDM theksojnë se Forumi i Grave mbetet një nga shtyllat kryesore të angazhimit politik dhe shoqëror, ndërsa nga kryetarja e re pritet që me përvojën dhe angazhimin e saj të vazhdojë me iniciativa dhe aktivitete në mbështetje të grave dhe familjes.

Me këtë rast u shprehën edhe urime për Kaja Shukovën, me dëshirën për punë të suksesshme në detyrën e re dhe për realizimin e objektivave të Forumit të Grave në periudhën në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër