Kallas: Dinamika e luftës po ndryshon, pozicioni i Kievit po përmirësohet

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 11 maj, Zhurnal.mk – Dinamika e luftës po ndryshon; Kievi është në një pozicion shumë më të mirë se një vit më parë, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas në fund të Këshillit të Punëve të Jashtme.

“Ne analizuam fjalët e Putinit dhe ai është qartësisht në një pozicion shumë më të dobët se në të kaluarën, sepse pakënaqësia po rritet në shoqëri dhe sulmet me rreze të gjatë veprimi të Kievit kanë pasur ndikim”, shtoi ajo.

“Por ne ende nuk jemi në pikën ku ata po negociojnë me mirëbesim, prandaj duhet të vazhdojmë punën”, shtoi ajo.

Shefeja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas shprehu sot skepticizëm në lidhje me propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të emëruar ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder si ndërmjetës në luftën në Ukrainë.

“Gerhard Schroeder ka qenë një lobist i nivelit të lartë për ndërmarrjet shtetërore ruse, kështu që është e qartë pse Putini e dëshiron atë”, tha ajo.

“Nuk do të ishte shumë e mençur t’i jepej Rusisë të drejtën për të emëruar një negociator në emrin tonë”, vazhdoi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër