Kallëzim penal ndaj drejtuesve të shkollës teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë

Nga Xh M
430 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 23 prill Zhurnal.mk – SPB Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.B.(46) nga Kumanova dhe kundër S.D.(41) nga fshati Llojan, komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale „keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“. E denoncuara e parë, si zëvendësdrejtoreshë në shkollën teknike „Nace Bugjoni“ në Kumanovë dhe e caktuar për të kryer punë shtesë – udhëheqjen e provimeve të jashtëzakonshme nga 01.09.2022 deri më 31.08.2023 dhe i denoncuari i dytë, si drejtor i caktuar për të kryer punë shtesë – udhëheqjen e provimeve të jashtëzakonshme nga 01.09.2023 deri më 31.08.2024, u kanë mundësuar nxënësve të çregullt të paraqesin dhe të japin provime të vitit pasardhës pa e përfunduar vitin paraprak dhe pa dorëzuar vërtetime për ndjekjen e praktikës feriale, me çka kanë mundësuar që komisioni i provimeve të realizojë dhënien e dy provimeve të jashtëzakonshme brenda të njëjtës ditë për katër nxënës të jashtëzakonshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër